spot_img

Dy raste të të shtënave me armë gjatë ahengjeve familjare në Drenas, një vetdorëzohet dhe dy te tjerë arrestohen

spot_img
spot_img
spot_img

Policia e Kosovës ka trajtuar dy raste të ndara të të shtënave me armë zjarri në ahengje familjare në komunën e Drenasit, konkretisht në Poklek të Ri dhe në qytetin e Drenasit.

Rasti i parë është shënuar më 2 gusht 2025, rreth orës 19:14, në fshatin Poklek i Ri, ku dy persona janë arrestuar pasi njëri prej tyre dyshohet se kishte shtënë me armë në ajër pas përfundimit të një ahengu familjar. Policia ka sekuestruar armën me gaz Zoraki 917-T, cal. 9mm, së bashku me një karikator pa fishekë. Pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë e rregullt.

 

Rasti i dytë ndodhi po atë ditë, në orën 21:45 në Drenas, ku u raportuan të shtëna gjatë një tjetër ahengu familjar. Një person i dyshuar është vetëdorëzuar në stacionin policor dhe gjatë intervistimit ka pranuar se kishte shtënë me armë të njëjtë, Zoraki 917-T cal. 9mm. Edhe në këtë rast, prokurori ka urdhëruar procedim të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar pas intervistimit.

 

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA