spot_img

Vidhen rreth 30 armë zjarri nga poligoni i shenjëtarisë në Drenas

spot_img
spot_img
spot_img

Persona të paidentifikuar, kanë kryer një vjedhje të rëndë gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm në një poligon të shenjëtarisë në Drenas.

Sipas raportit 24’orësh të Policisë së Kosovës, rreth orës 01:30, të dyshuarit e maskuar kanë depërtuar me forcë në objekt dhe kanë arritur të marrin afro 30 armë zjarri të vogla të kalibrave të ndryshëm, të cilat kanë një vlerë të konsiderueshme.

Rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet relevante policore, për të identifikuar dhe arrestuar autorët e kësaj ngjarjeje shqetësuese.

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA