spot_img

2 vjeçarit në Emergjencë të Skenderajt i shpëtohet jeta ishte ngulfatur nga një copë mishi me asht

spot_img
spot_img
spot_img

Një fëmijës 2 vjeçar në Skenderaj i është shpëtuar jeta, pasi kishte gëlltitur një cope mish me asht.

Sot në orët e para të mengjesit familja e kishte dërguar fëmijën e tyre në urgjencë tek QKMF’së në Skenderaj pasi kishte gëlltiturnjë copë mishi me asht.

Copa mishit me asht përfunduar në ezofag dhe ja kishte vështirësuar frymëmarrjen 2 vjeçarit.

Është infermieri Arxhend Ahmeti, Bajram Bajra dhe doktori Armend Rexhepaj që kanë njoftuar për këtë intervenim të tij tek fëmija, madje edhe ka shpërndarë fotografi të këtij intervenimi, ku edhe shihet copa e mishit me asht.

Nga Emergjenca e Skenderajt kanë bërë të ditur se fëmija kishte ardhur pothuajse pa vetëdije, me rrugët e frymëmarrjes të bllokuara, ndërsa sekondat ishin vendimtare për mbijetesën e tij. Falë reagimit të shpejtë dhe përkushtimit maksimal të stafit mjekësor, është bërë e mundur hapja e rrugëve të frymëmarrjes dhe stabilizimi i gjendjes së vogëlushit.
“One life. One victory. Tonight.🩺❤️Sonte ne Emergjencen e Skenderajt patem nje rast te rëndë ,ku nje femije 2 vjeqar na erdhi i ngulfatur nga nje cope mishi me asht, pothuajse pa vetedije dhe ne gjendje shume te rëndë ku sekondat ishin vendimtare dhe fal reagimit te menjehershem dhe perkushtimit maksimal arritem t’ia hapim rruget e frymemarrjes dhe ta stabilizojmë.
Ky rast eshte nje kujtim qe do mbetet gjate ne memorien tone , ku jeta dhe vdekja u ballafaquan per pak sekonda dhe jeta fitoi,” thuhet në njoftimin e ekipit të emergjencës.

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA