spot_img

E rëndë: Ndahet nga jeta 73-vjeçari që pësoi aksident në Drenas – ndërroi jetë 11 ditë pas ngjarjes

spot_img
spot_img
spot_img

Ka ndërruar jetë një 73-vjeçar, i cili ishte lënduar rëndë më 14 korrik 2025, si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Baicë të Drenasit.

Bëhet fjalë për Rrustem Vilakun, i cili po drejtonte veturën e tij të tipit Renault Megane me ngjyrë të gjelbër, kur kishte humbur kontrollin dhe kishte pësuar aksident të rëndë.

Burimet brenda QKUK konfirmojnë për Sinjalin se i ndjeri ishte në repartin intensiv të QKUK-së për 11 ditë pas aksidentit, por mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:30, ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Vdekja është konstatuar nga stafi mjekësor, ndërsa Prokurori Kujdestar, ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rasti po hetohet si “Aksident trafiku me fatalitet”, ndërsa autoritetet pritet të zbardhin të gjitha rrethanat e këtij rasti tragjik.

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA