Pamjet e publikuara më herët në rrjetet sociale treguan një veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke iu afruar tavolinës ku po qëndronte deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, në një kafene, dhe duke i kërkuar që t’ia paguajë faturën në shenjë proteste.
Ky veprim erdhi pas raportimeve se familjarë të Pacollit kanë përfituar shuma të mëdha parash nga buxheti i shtetit.
Ndërkohë, raportohet se veterani, Agim Pllashniku, është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas raportimeve, lajmi është konfirmuar nga vajza e tij, ndërsa Pllashniku është dërguar në mbajtje.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.