spot_img

Drenica Futsal shumë aktive në këtë merkato, transferon dy super-futbollistë nga Drenasi

spot_img
spot_img
spot_img

Skuadra e Drenica Futsal po tregon ambicie të mëdha për sezonin e ri, duke qenë shumë aktive në merkato. Klubi ka zyrtarizuar dy përforcime të mëdha nga Drenasi: Lirigzon Xhinovci dhe Shqiprim Imeri.

Shqiprim Imeri, një talent i padiskutueshëm, me paraqitjet e tij të vazhdueshme ka dëshmuar se është ndër lojtarët më të mirë të rinj në Kosovë. Me instinkt natyral për gol dhe pasion të madh për futbollin, ai shihet si një golashënues i lindur që do të bëjë diferencën në fushë.

Ndërsa Lirigzon Xhinovci, i njohur për shpirtin luftarak dhe përkushtimin maksimal, pritet të jetë një nga shtyllat e skuadrës. Me energjinë dhe vendosmërinë e tij, ai do të jetë një ndihmesë kyçe për Drenicën në rrugën drejt objektivit madhor, shpalljes kampion dhe shkruarjes së historisë në futsallin kosovar.

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA