spot_img

“Drejtësi për Agonin”-Familja e Agon Zejnullahut thërret protestë për të shtunën

spot_img
spot_img
spot_img

Të shtunën, më 12 korrik, në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet një protestë paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”, e organizuar nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, i cili dyshohet se ka humbur jetën gjatë një intervenimi të policisë për ta arrestuar.

Vëllai i të ndjerit ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në protestë, duke theksuar se kjo është një kërkesë qytetare për drejtësi dhe transparencë. Sipas tij, institucionet kanë dështuar në detyrën më themelore – mbrojtjen e jetës së qytetarit.

“Le të jetë kjo hera e fundit që një qytetar humb jetën nga dështimi i atyre që duhet ta mbrojnë,” thuhet në njoftimin e familjes.

Protesta është paralajmëruar të jetë paqësore dhe jopolitike, me një kërkesë të qartë: zbardhjen e plotë të rastit dhe vendosjen e përgjegjësisë.

dr besnik shehu

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA