spot_img

Ali Januzi rrëfen takimin me Hashim Thaçin gjatë luftës: “Isha kurreshtar me ditë kush ishte Hashimi sepse na kishte dënuar Serbia dyve”

spot_img
spot_img
spot_img

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Januzi, ka ndarë një rrëfim personal për herën e parë kur ishte njohur me Hashim Thaçin, gjatë luftës në Shalë të Bajgorës.

“Isha kurreshtar me ditë kush ishte Hashimi,” kujton Januzi, i cili tregon se ky takim ndodhi pas ofensivës së shtatorit, në kohën kur situata në zonë ishte tejet e rënduar dhe shtabi i UÇK-së ishte vendosur në shtëpinë e Emin Musës, shkruan Jepi zë

Sipas tij, Hashim Thaçi kishte ardhur në atë zonë së bashku me Jakup Krasniqin dhe Ram Bujën për të ofruar mbështetje morale dhe organizative pas pasojave të ofensivës së shtatorit. Ai thekson se ky takim ishte domethënës për të dhe për të gjithë pjesëtarët e shtabit lokal të UÇK-së.

Januzi gjithashtu përmend se njohja me Thaçin kishte nisur shumë më herët, në kohën kur Serbia i kishte dënuar me burgim të rëndë një grup të veprimtarëve shqiptarë – përfshirë Hashim Thaçin me 10 vjet, vetë Ali Junuzin dhe Adem Jasharin me nga 15 vjet, si dhe anëtarë të tjerë të grupit.

Ky rrëfim i Ali Januzit hedh dritë mbi një pjesë të rëndësishme të përvojës së luftës, duke përkujtuar vizitat dhe angazhimin e udhëheqësve të lartë të luftës në terren, në një kohë vendimtare për organizimin dhe motivimin e luftëtarëve në zonën e Shalës së Bajgorës./ Jepi zë

dr besnik shehu

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA