spot_img

Lajm i hidhur: Vdes ish ushtari i i UÇK-së, Ismet Berisha, ishte komandant në Zonën Operative të Drenicës

spot_img
spot_img
spot_img

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet (Hajriz) Berisha, nga fshati Kçiq i Mitrovicës.

I ndjeri ishte komandant kompanie në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci” në Zonën Operative të Drenicës dhe ishte plagosur tri herë gjatë aktivitetit të tij kombëtar, përfshirë edhe përballjet me forcat serbe në vitin 1999.

Varrimi i tij bëhet sot në orën 17:00, në varrezat te lagjja Pllana.

 

Lajmi i fundit
LAJME TJERA