Pas dy viteve të suksesshme me shkollën e futbollit, ku janë ngjitur dy kategori më lart dhe kanë fituar shumë trofe në turne brenda dhe jashtë Kosovës, Akademia e Futbollit “Yjet” zyrtarizon hapin e madh: nga sezona 2025/26 fillon me ekipën senior! 👏⚽
Seleksionimi i lojtarëve do të bëhet në një kamp 10-ditor (25 korrik – 4 gusht) nën drejtimin e trajnerit Nexhmedin Bala dhe zëvendëstrajnerëve, ku do të përzgjidhen 24 futbollistët më të mirë. Lista përfundimtare do të dorëzohet në FFK për regjistrim zyrtar.
Me talent vendor dhe punë profesionale, synimi është i qartë: të zhvillohet performanca e lojtarëve të rinj dhe të ngrihet ekipi në rangjet më të larta të futbollit kosovar!
#Akademia_Futbollit_Yjet 💛💙
E ardhmja fillon sot!





