spot_img

Arrestohet në Drenas drenicasi i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, ndalohet për 48 orë

spot_img
spot_img

Një person i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar është kapur nga Policia e Kosovës në komunën e Gllogocit.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se më 3 korrik 2025, rreth orës 19:00, në rrugën “Ajet Rrukiqi – Poklek”, njësia patrulluese ka ndaluar një veturë të tipit Golf 5, të cilën e drejtonte Sh.S, 50 vjeçar, banor i fshatit Abri e Epërme.

Pas verifikimit të të dhënave, i njëjti ka rezultuar me urdhër-arrest aktiv, të lëshuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar – ILECU.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Strumcaku është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është proceduar më tutje për veprime të mëtejshme ligjore.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA