spot_img

Guri: Ndërrone Albulena Haxhiun, se nuk vlen 90 milionë euro – Kosova po e humb donacionin

spot_img

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, kërkoi nga Vetëvendosje që ta ndryshojnë propozimin e tyre për Kryetare të Kuvendit.

“Ndërroni Albulena Haxhiun… ish-ministri i tyre tha se Kosova është duke rrezikuar të humbë 90 milionë euro. D.m.th. këta janë në gjendje, e dinë që Kosova është duke i humbur 90 milionë euro, edhe prapë vazhdojnë me propozimin e njëjtë, nuk e ndryshojnë… se këta mendojnë se Albulena Haxhiu vlen 90 milionë euro. Ajo nuk vlen 90 milionë euro, as ajo, as ne që jemi deputetë. Ndërroni Albulena Haxhiun, se nuk vlen 90 milionë euro”, u shpreh ai.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA