Një lajm i hidhur ka marrë familja Haxha, të afërmit, kolegët dhe qytetarët e Vushtrrisë.
Më 1 tetor 2026, ka ndërruar jetë Bali Tahir Haxha, nga Sfaraqaku i Poshtëm i Vushtrrisë, i cili për vite me radhë shërbeu si pjesëtar i Policisë.
Haxha gëzonte respekt të madh në mesin e qytetarëve dhe kolegëve të tij, duke u kujtuar për përkushtimin dhe shërbimin e tij.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 1 tetor, në orën 17:00, në varrezat e fshatit Sfaraqak i Poshtëm.




