Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Poklek i Ri të Drenasit, ku janë përplasur dy vetura.
Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë ekipet e ndihmës së shpejtë nga Drenasi dhe Komorani, njësitë e zjarrfikësve si dhe Policia e Kosovës, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e para për ofrimin e ndihmës dhe hetimin e rrethanave të aksidentit.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa hetimet për shkaqet e këtij aksidenti po vazhdojnë.
Policia u bënë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të tregojnë kujdes të shtuar.