Sot, në 26-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Qazim Doberdolani, familjarë, bashkëluftëtarë, të rinj dhe qytetarë u mblodhën për ta përkujtuar me nderim dhe mirënjohje veprën e tij të pavdekshme.
Qazimi, pjesëtar i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, ishte ndër ata bij të Kosovës që lirinë e shihnin më të shtrenjtë se jetën. Më 18 qershor 1999, ai u flijua në altarin e atdheut, vetëm pak ditë pas çlirimit, duke lënë pas një amanet të madh, që liria të ruhet, të kujtohet dhe të nderohet.
Në këtë përvjetor si asnjëher më parë do të zhvillihet edhe finalja e turneut tashmë tradicional “Dëshmorët e Korroticës së Epërme”, i cili tashmë është kthyer në një simbol të respektit dhe lidhjes së brezave me historinë e lavdishme të luftës për liri. Turneu mblodhi të rinj që me pasion nderuan kujtimin e dëshmorëve nëpërmjet sportit, bashkëpunimit dhe unitetit.
🕊 “Qazimi nuk ra për t’u harruar. Ai ra që ne të jetojmë të lirë”
🌹 Lavdi përjetë Qazim Doberdolanit!
🌹 Nder dhe mirënjohje për të gjithë dëshmorët dhe Martirët e Korroticës së Epërme!
🇽🇰 Rruga jonë është e ndriçuar nga sakrifica e tyre.





