spot_img

E rrahin, ia marrin çelësat, telefonin dhe veturën – Dy vëllezër nga Komorani ndalohen për grabitje dhe sulm fizik

spot_img

Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së premtes në Komoran të Gllogocit, ku një qytetar është sulmuar fizikisht dhe më pas është grabitur nga dy persona të njohur për të.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një rast të dyfishtë penal që po hetohet për “Lëndim të lehtë trupor” dhe “Marrje të pasurisë së luajtshme”.

Sipas informacioneve ekskluzive të Sinjalit, më 06.06.2025 rreth orës 00:50, viktima 34 vjeçar ka raportuar në Polici se rreth orës 00:30, ndërsa po drejtonte veturën e tij Caddy, e bardhë, në rrugën “Imer Alushani” në Komoran, është ndalur nga një Audi A4 e bardhë, prej nga kanë zbritur dy persona të dehur nga Komorani.

Sipas dëshmisë së viktimës, dy të dyshuarit fillimisht e kanë ofenduar dhe pastaj e kanë goditur me grushte. Njëri nga ta ka marrë një thikë nga vetura e vet dhe është nisur në drejtim të tij, duke e detyruar që të largohej për të shpëtuar. Pas incidentit, të dyshuarit i kanë marrë çelësat e veturës, telefonin dhe çantën e fitnesit.

Viktima e ka njoftuar Policinë dhe është kthyer në vendngjarje, ku më vonë janë rikthyer edhe të dyshuarit. Sipas viktimës, njëri prej tyre mbante një armë në dorë, duke e frikësuar edhe më shumë. Në ato momente, ata kanë marrë edhe veturën e tij dhe janë larguar.

Pas intervenimit të Policisë dhe konsultës me Prokurorin e Shtetit, rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Marrje e pasurisë së luajtshme”, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA