spot_img

Defender Europe 25 është ushtrimi më i madh që Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës realizon në kontinentin e Evropës

spot_img
spot_img

🪖Defender Europe 25 është ushtrimi më i madh që Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës realizon në kontinentin e Evropës.

📌Ushtrimi Defender 25 po shtrihet në tre zona gjeografike të Evropës, në Evropën veriore, Evropën qendrore dhe Evropën juglindore ku hynë edhe vendi ynë. Në tre këto zona në ushtrime po zhvillohen në kuadër të Defender 25 angazhohen 25 000 ushtarakë nga 29 shtete të NATO-s dhe vendeve partnere.

🔴Në zonën e Evropës juglindore ku hynë edhe Kosova po marrin pjesë 12 000 ushtarakë nga 19 shtete.

🇽🇰 Republika e Kosovës është vend nikoqir në mesin e 18 vendeve nikoqire dhe Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë me përafërsisht 1000 trupa në ushtrimet që do të zhvillohen në Kosovë, Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut.

🛡️Republika e Kosovës është vendi i përzgjedhur nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku është vendosur komandën e Divizionit 28 të këmbësorisë. Nga baza e FSK-së në Aeroportin e Gjakovës, kjo komandë taktike amerikane po udhëheqë me të gjitha brigadat në regjionin e Evropës Juglindore.

🤝Përveç komandës së Divizionit 28 në Zonën e Trajnimit në Babaj të Bokës njësiteve të FSK i’u bashkëngjiten edhe njësi ushtarake të Gardës së IOWA, njësi dhe personel nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kroacisë, Maqedoncia e Veriut dhe Bullgaria.

🔴Pjesa e ushtrimit që zhvillohet në Kosovë do të zgjasë deri më 9 qershor dhe do të zhvillohet në pjesën perëndimore të vendit tonë.

💣Gjatë këtij ushtrimi njësitë e FSK-së po zhvillojnë operacione sulmuese, mbrojtëse dhe të stabilitetit. Në ushtrim përveç tjerash dontë ketë edhe qitje me zjarr të vërtetë me sistemet e armëve të blera dhe që po vazhdojnë të blihen nga Qeveria e Kosovës për ushtrinë tonë.

🔴Republika e Kosovës dhe institucionet e saj po dëshmojnë që janë të afta për të mikpritur dhe për të organizuar në territorin e saj ushtrime komplekse që kërkojnë planifikim, organizim dhe mbështetje të nivelit shumë të lartë.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA