spot_img

Kunati i Albulena Haxhiut e quan Fatmir Limajn “Komandant Homologimi”: Tradhtoi Thaçin, Haradinajn, Krasniqin e të tjerë

spot_img

Një reagim i ashpër ka ardhur së fundmi nga kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i cili ka sulmuar drejtpërdrejt Fatmir Limajn, duke e quajtur “Komandant Homologimi” dhe duke e akuzuar për tradhti të vazhdueshme ndaj bashkëluftëtarëve dhe bashkëpunëtorëve politikë.

Sipas postimit të tij, Limaj është figura që ka dëmtuar më shumë shokët e luftës, duke përmendur emra të njohur si:
• Hashim Thaçi
• Kadri Veseli
• Jakup Krasniqi
• Haxhi Shala
• Ramush Haradinaj
• Isni Kilaj

“Njëri që ka tradhtu më së shumti shok e miq të luftës, se Fatmir Limaj – Komandant Homologimi në politikë nuk ka,” shkruan ai, duke shtuar se Malisheva ka pësuar dëme të mëdha nga keqqeverisja dhe uzurpimet nën drejtimin e Limajt.

Në reagimin e tij, ai kritikoi edhe afrimin e Limajt me Kryeministrin Albin Kurti, duke e krahasuar këtë me mbështetjen që Kurti kishte pasur më parë nga Mimoza Kusari. “Sot bëhët me ta, dhe ju mendje të ndritura nesër keni me thënë: Më mirë Albini me Listën Serbe se Opozita!” – thekson ai me ironi.

Mesazhi përfundon me një kritikë të ashpër ndaj klasës aktuale politike, të cilën e cilëson si të zhveshur nga patriotizmi, dinjiteti dhe idealizmi, duke e akuzuar për pazare personale dhe servilizëm politik.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA