Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Qeverinë e Kosovës.
Pas takimit, Kurti nëpërmjet një postimi në “X”, ku ka theksuar se Serbia, me mbështetje nga Rusia, ka ndërhyrë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
“Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Kam theksuar gjithashtu progresin demokratik të Kosovës. Por, ashtu si shumë shtete evropiane, kemi qenë të shënjestruar nga ndërhyrjet në zgjedhje, dhe në rastin tonë, kjo ka ardhur nga Serbia me ndihmën ruse, një kërcënim serioz për demokracinë në këtë periudhë”, ka deklaruar Kurti.
Në fillim të vizitës, Rutte pati një takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, ku pas kësaj ndanë një konferencë për media. Rutte ka theksuar se vizita e tij është një demonstrim i përkushtimit të NATO-s për siguri afatgjatë në të gjithë Kosovën.