spot_img

Pamje të rënda: Dhjetëra qen të ngordhur në kamion në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë

spot_img

Pamje të rënda kanë qarkulluar sot në rrjete sociale.

Aty shihet një kamion i mbushur me qen të ngordhur.

Fotografitë i ka publikuar moderatorja, Ajda Shukriu.

Postimi:

Miremëngjes Kosovë! E nisim këtë ditë me këto pamje të tmerrshme.

Kjo foto është shkrepur në rrugën Mitrovicë – Vushtrri, ku shihet një kamion i mbushur me qen të ngordhur. Kush është përgjegjës për këtë mizori? Kto pamje i kanë tmerru edhe fëmijët që kanë rastis në vetura afër, thjesht horror…

Komuna e Mitrovicës ka deklaruar se kjo veturë nuk është e tyre dhe nuk ka lidhje me ta.

Atëherë kush qëndron pas kësaj? A ka ndonjë institucion që do të marrë përgjegjësi për këtë krim ndaj kafshëve?

Si aktiviste e të drejtave të kafshëve, si gazetare e edhe si qytetare e thjeshtë kërkojë transparencë dhe hetim urgjent nga organet kompetente!

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA