Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ragip Xhaka ka vizituar veteranët e UÇK-së në Ferizaj.
“Takimi me veteranët e UÇK-së në Ferizaj ishte shumë frymëzues. Vlerat që ata përcjellin tek ne, janë të mëdha. Sakrifica dhe kontributi i tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit është i jashtëzakonshëm. Miqve të mi dhe këtyre atdhedashësve u premtova se për ta do jem zëri i duhur në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Xhaka.
Kujtojmë që Ragip Xhaka është numri 34 në listën e PDK-së dhe aspiron që të jetë përfaqësuesi i parë nga mërgata e PDK-së në Kuvendin e Kosovës.
Postimi:
- Advertisement -