Sot, me mallë e krenari, përkujtohet 26-vjetori i rënies heroike të mësuesit dhe martirit Fehmi Morina, i cili u vra nga pushtuesit serbo-jugosllavë më 12 prill 1999.
Fehmi Morina, nga fshati Gjergjaj, ishte mësues dhe pedagog i dalluar në shkollën “Hasan Prishtina” në Llapushnik. I njohur për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij në arsim, ai u bë një figurë e dashur për nxënësit dhe një shtyllë bashkimi për kolektivin mësimor.
Kontributi i tij në edukimin e brezave të rinj dhe në ruajtjen e vlerave arsimore kombëtare gjatë kohëve të vështira, mbetet i paharrueshëm. Kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe punuan me të.
Në këtë përvjetor, kolektivi i shkollës “Hasan Prishtina” ndan një fotografi të vitit shkollor 1993-1994, si një kujtim i çmuar nga koha kur Fehmi Morina kontribuonte në edukimin e brezave me përkushtim e dashuri.
Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe i lehtë dheu i Kosovës për heroin tonë, Fehmi Morina!