spot_img

26 vjet nga masakra e Izbicës ku u vranë 147 civilë

spot_img

Sot bëhen 26 vjet nga Masakra e Izbicës, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku u vranë mizorisht 147 shqiptarë.

Më 28 mars 1999, forcat serbe ekzekutuan dhe masakruan 147 civilë shqiptarë në fshatin Izbicë të Skenderajt.

Kjo masakër është e dokumentuar edhe në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Në atë kohë, imazhet satelitore të publikuara treguan qartë varrezat masive në Izbicë, ku u varrosën viktimat.

Pas masakrës, trupat e të vrarëve u varrosën fillimisht nga banorët e zonës, por më vonë forcat serbe i zhvarrosën dhe i dërguan në lokacione të ndryshme në Kosovë dhe Serbi, duke u përpjekur të fshehin gjurmët e krimit.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA