spot_img

25 vite nga vrasja e Fehmi Bajraktarit, nesër bëhet zbulimi i pllakës përkujtimire në fshatin Kishnarekë

spot_img

Fillimi i prillit i viti 1999, për rajonin e Drenicës ishe i rëndë.

Me datë 3 prill, forcat serbe sulmuan rajonin e Drenicës së Epërme duke vrarë, djegur e shkatërruar gjithçka.

Më 3 prill 1999, nga forcat serbe u vra Fehmi Bajraktari, nga fshati Kishnarekë e Drenasit.

Me rastin e 25 vjetorit të vrasjes së tij, në vendin ku u nda për herë të fundit nga familja, do të vendoset pllakë përkujtimore, si dëshmi për brezat se rruga për liri ka qenë me sakrifica të mëdha, kështu kanë bërë të ditur familjarët e Fehmiut.

Zbulimi i Pllakës përkujtimore do të bëhet, më 3 prill 2024, në ora 12:00 në fshatin Kishnarekë të Drenasit.

Lavdi të gjithë të rënëve për liri!

Lexo edhe:  Lajmi i hidhur: Vdes veterani i Arsimit, Sokol Kelmendi nga Komuna e Skenderajt!
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x