spot_img
spot_img

25 vite nga rënia e Heroi Artim Jashari nga Tavniku: Luftën e nisur në Prekaz e vazhdoi në Mitrovicë

spot_img
spot_img
spot_img

Sot shënohet 25 vjetori i rënies së dëshmorit Artim Jashari, i cili ishte nga Tavniku i Mitrovicës.

Vetëm dy muaj pas rënies së Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së, në Mitrovicë krisi një pushkë që jehoi cep më cep në kufijtë e Kosovës.

Qyteti u zgjua me oshtimë nga automjetet e policisë. Pak kush po merrte vesh se çfarë kishte ngjarë dhe pak kujt po i shkonte ndërmend se aksionin ndaj policisë serbe e kishte kryer një djalë i ri mitrovicas, që vinte nga Prekazi i Adem Jasharit.

Pas krismave që u dëgjuan herët në mëngjesin e 6 majit të vitit 1998 pranë stacionit të autobusëve në Mitrovicë, mbetën të vrarë tre policë serbë.

Artimi para se të nisej në aksion ishte përshëndetur me familjarët, e kishte përqafuar dhe mbajtur lart në duar djalin e tij, Endritin, ndërsa nënës ia kishte përsëritur refrenin e tij që e përdorte shpesh se “mjaft e do Endritin, por për lirinë e Kosovës do t’i jepte edhe 100 Endrita”.

Pasi ishte zhdukur në terrin e natës, diku rreth orës 24:00, ndërsa më vonë ishin dëgjuar të shtënat.

Me atë rast, Artimi i kishte lënë të vrarë tre policë serbë, ndërsa pak minuta më vonë kishte ndërruar jetë edhe vetë, nga një plumb që e kishte goditur.

Tre ditë më pas, pasi policia e kishte liruar kufomën, mitrovicasit e kishin varrosur me nderime trimin për të cilin thureshin legjenda, që luftën e Adem Jasharit e vazhdoi në Mitrovicë, e cila në atë kohë po gjëmonte nga dhembjet e dhunës së pushtuesit.


- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA