Një 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e incidentit të rëndë që ndodhi sot në Rrugën A në Prishtinë, ku një kran u shemb në një vendpunishte.
Viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht intervenimit, kanë konfirmuar për KOHËN nga Qendra e Mjekësisë Urgjente në kryeqytet.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar më herët se dy persona kishin mbetur të lënduar nga incidenti dhe se kishin pranuar tretman mjekësor.
“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, kishte deklaruar Pllana./GazetaSinjali/




