spot_img

25 mijë ushtarë nga 29 vende partnere të Kosovës – Sot fillojnë ushtrimet e “Defender Europe 25” në Babaj të Bokës

spot_img

Kosova po bëhet për herë të parë mikpritëse e komandës së një divizioni të ushtrisë amerikane, në kuadër të “Defender Europe 25” – ushtrimi më i madh ndërkombëtar i këtij viti. Aktiviteti ushtarak nis sot në Babaj të Bokës, Gjakovë, me pjesëmarrjen e 25 mijë ushtarëve nga 29 vende partnere.

Në këtë ushtrim janë të angazhuar 25 mijë ushtarë nga 29 shtete pjesëmarrëse.

Këto ushtrime zhvillohen në 18 shtete, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bullgarinë, Kroacinë, Çekinë, Finlandën, Greqinë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Norvegjinë, Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë, Slloveninë dhe Suedinë.

Për dy javë me radhë, Kosova do të jetë mikpritëse e këtij ushtrimi ushtarak. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nga e hëna e deri më 9 qershor do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA