Një zjarrfikës nga Skenderaj ka pësuar lëndime mëngjesin e së premtës derisa po intervenonte në shuarjen e zjarrit i cili kishte kapluar shtëpinë e viktimës.
Rasti i zjarrit ka ndodhur në rrugën “Nenë Tereza” rreth orës 08:50.
“Raportohet se nga një bombol gazi, kishte marr zjarr shtëpia e viktimës mashkull kosovar. Gjatë shuarjes së zjarrit, një zjarrfikës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë./Drenica Online/
- Advertisement -