Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer sot pasdite në afërsi të Drenasit, duke përfshirë një objekt biznesi dhe disa ara përreth.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar me urgjencë njësitet e zjarrfikësve dhe policia.
Ende nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë flakët dhe tym të dendur që kanë alarmuar banorët lokalë. Hetimet për shkakun e zjarrit janë në zhvillim.
- Advertisement -