spot_img

Zbulohet një laborator i kokainës në Prishtinë, Sveçla: Këtij fenomeni i kemi shpallë luftë

spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot në Prishtinë është shkatërruar një laborator i drogës të llojit kokainë në Prishtinë.

Sveçla përmes një postimi në  rrjetin social “Facebook” ka thënë se laboratori i shkatërruar sot është i 19-të me radhë që tri vite qeverisje.

Sveçla njoftoi se përpos shkatërrimit të laboratorëve të drogave, gjatë tri viteve 40 grupe kriminale që janë marrë me këtë veprimtari janë shkatërruar e janë sekuestruar mbi 2.500 kilogramë sasi të llojeve të ndryshme të drogave.

“Këtij fenomeni i kemi shpallur luftë që nga marrja e mandatit dhe kemi qenë të pakompromis në këtë drejtim. Laboratori i sotëm është i 19-ti i shkatërruar në tri vitet e fundit, 40 grupe kriminale që janë marrur me këtë veprimtari janë shkatërruar e janë sekuestruar mbi 2.500 kilogramë sasi të llojeve të ndryshme të drogave”, ka shkruar ministri.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se luftimi i personave që kryejnë vepra penale nuk do të jetë i paprekshëm e i fuqishëm para ligjit.

“Kjo betejë do të vazhdojë dhe askush nuk do të jetë i paprekshëm e i fuqishëm para ligjit. Ky fenomen që rrezikon jetën e fëmijëve e rinisë sonë dhe që shkatërron harmoninë në familjet e vendit tonë, do të goditet në vazhdimësi dhe pa mëshirë nga ana jonë. Të gjithë kriminelëve, të të gjitha ngjyrave, iu them që nuk ka hapësirë për veprimtarinë e tyre kriminale në Kosovë. Prapa hekurave është vendi për ta”, shkroi Sveçla.

Lexo edhe:  U prezantua rrejshëm si polic, arrestohet një burrë në Skenderaj
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x