spot_img

Zabel i Ulët- Drenas: Vdes tragjikisht në aksident e mitura 7-vjeçare, Tuana Limanaj

spot_img
spot_img
spot_img

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Drenasit. Një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi të dielën në fshatin Zabel i Ulët.

Viktima është Tuana Limanaj, vetëm 7-vjeçare (09.05.2018 – 31.08.2025). Ajo nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja Limanaj.

Familja Limanaj ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, më 1 shtator 2025, në varrezat e fshatit Caravikë, duke filluar nga ora 18:00.

Kjo tragjedi ka prekur thellë të gjithë, ku shumë qytetarë shprehen të tronditur dhe të pikëlluar nga humbja e vajzës së vogël. Ngjarja rikthen vëmendjen tek nevoja e rritjes së kujdesit në komunikacion dhe respektimit të rregullave të qarkullimit, për të shmangur humbje të tilla të parakohshme.

Ngushëllime familjes Limanaj!

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA