Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ragip Xhaka ka qenë vizitor në Shoqatën “Çamëria”.
“Sot pata nderin të vizitoj Shoqatën Çamëria në Ferizaj, një bashkëbisedim i frytshëm dhe i ngrohtë me anëtarët e kësaj shoqate. U njoha më mirë me aktivitetet dhe angazhimet e tyre për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Çamerisë dhe përkrahjen e kauzës së saj. Kjo vizitë më theksoi edhe një herë nevojën për më shumë mbështetje dhe angazhim në forcimin e identitetit kombëtar. Jam i përkushtuar që, si kandidat për deputet, të punoj për avancimin e këtyre çështjeve”, ka shkruar Xhaka.
Kujtojmë që numri 34 i PDK-së, është kandidat për herë të parë në këto zgjedhje, dhe synon të bëhet deputeti i parë nga mërgata i PDK-së.
Postimi: