Një rast vjedhjeje është raportuar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Sankoc të Drenasit.
Katër shtetas të Malit të Zi dhe një shtetase e Serbisë kanë raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur ia kanë vjedhur nga vetura pasaportat me viza austriake, si dhe një çantë ku kishte para e stoli ari.
Rasti ka ndodhur në fshatin Sankoc të Drenasit.
“Pesë ankuesit, katër meshkuj shtetas të Malit të Zi dhe një femër shtetase e Serbisë, kanë raportuar se të dyshuar të panjohur nga vetura i kanë vjedhur pesë pasaporta me viza austriake dhe një çantë krahu në të cilën kishin stoli ari dhe para të gatshme. Rasti nën hetime”.






