spot_img

Vjedhje e rëndë në Shtuticë, hajnat marrin pistoletën me leje

spot_img
spot_img
spot_img

Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Shtuticë të Drenasit.

Policia e Kosovës bëri të ditur se më 17 nëntor 2025, rreth orës 20:30, një banor i zonës ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij. Nga brenda, të dyshuarit kanë marrë një pistoletë e cila, sipas policisë, ishte e pajisur me leje.

Hetimet kanë nisur menjëherë. Njësitë hetimore po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA