spot_img

Vjedhje e rëndë në Drenas, katër persona të maskuar futën në pompë të derivateve

spot_img

Një punëtor i pompës së derivateve e cila ndodhet në rrugën “Ajet Rrukiqi” në Drenas, ka raportuar në polici se derisa ka qenë duke punuar në pompë, katër persona të panjohur e të maskuar kanë hyrë brenda në objekt përmes derës së pasme duke e hapur me forcë.

Punëtori ka njoftuar policinë se hajnat pasi kanë kryer vjedhjen janë larguar në drejtim të panjohur.

Në njoftimin e policisë thuhet se vjedhja e rëndë ka ndodhur në orën 03 e 38 minuta të datës 12.07.2023.

Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA