spot_img

Vjedhje e rëndë në Abri të Skenderajt, vidhet arma me fishekë nga një shtëpi

spot_img
spot_img
spot_img

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Abri e Poshtme të komunës së Skenderajt, ku një qytetari i është vjedhur arma personale me municion.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi, mashkull kosovar, ka deklaruar se gjatë kohës sa nuk gjendej në shtëpi, persona të panjohur i kanë vjedhur armën me 15 fishekë.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën nga 23 deri më 25 korrik 2025, rreth orës 23:40.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorëve.

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA