spot_img

Vizitë në Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas

spot_img
spot_img
spot_img

Kandidati për Asamblenë Komunale në Drenas, Mursel Plakaj, vizitoi sot Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave (QPDG), ku u prit nga drejtoresha Kadire Tahiraj.

Gjatë takimit, ai shprehu përkrahjen e tij për nismat e grave dhe premtoi bashkëpunim të ngushtë me këtë qendër. Plakaj tha se nëse fiton besimin e qytetarëve, do të jetë zë i kategorive më të ndjeshme në Kuvendin Komunal.

Ndër projektet që ai planifikon të shtyjë përpara janë vendosja e dy shtëpizave në sheshin e qytetit për promovimin e produkteve të grave, si dhe sigurimi i një lokali në qendër të Drenasit, ku komuna do të mbulojë qiranë për QPDG, duke u mundësuar grave hapësirë të dinjitozë për aktivitetet e tyre.

Plakaj falënderoi drejtoreshën Tahiraj dhe anëtaret e qendrës për përkushtimin, duke theksuar se fuqizimi i grave është thelbësor për zhvillimin e shoqërisë. 🌹

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA