spot_img

Vetëplagoset me armë zjarri një 50-vjeçar nga fshati Mirenë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Një burrë është vetëplagosur sot me armë zjarri në fshatin Mirenë të Lipjanit.

Viktima, 50-vjeçar, u dërgua fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ndërsa më pas u transferua në QKUK për kujdes të specializuar.

Detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore janë dhënë nga Qendra Emergjente.

Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi për Klankosova.tv se gjendja e tij për momentin është stabile.

“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, tani është në sallën operative të Emergjencës duke u intervenuar nga ekipët e anestezionit dhe urologjisë, pas operacionit do të transferohët në Klinikën e Urologjisë për trajtim të metutjeshëm”, deklaroi Syla për Klankosova.tv.

Ende nuk dihen detaje se si ka ndodhur rasti.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje./Klankosova.tv.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA