Një i ri nga Drenasi është vetëplagosur aksidentalisht sot me armë zjarri, duke pësuar plagë në këmbë.
Sipas informacioneve të para nga policia, ai fillimisht ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në Drenas, ndërsa më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.
Burime brenda QKUK-së bëjnë të ditur se i riu është jashtë rrezikut për jetën.





