spot_img

Vdes veterani i luftës nga Negroci, Shaban Krasniqi

spot_img
spot_img
spot_img

Është ndarë nga jeta veterani dhe invalidi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban Kadri Krasniqi nga fshati Negroc.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Krasniqi, bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin.

Lladrovci theksoi se kontributi dhe sakrifica e Shaban Kadri Krasniqit për lirinë e Kosovës do të mbeten përherë pjesë e kujtesës kolektive dhe historisë së lavdishme të vendit.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA