Ka ndërruar jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi.
Faqja e fshatit Prapashticë ka bërë të ditur se i ndjeri ishte duke luftuar që shtatë ditë me jetën si pasojë e një infarkti
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 15.05.2026, në orën 17:00, në varrezat mbi xhaminë e fshatit Prapashticë.
Postimi i plotë:
Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, ju njoftojmë se vëllai ynë i dashur, Sheqir Ferizi, pjesëtar i Policisë së Kosovës, pas gati shtatë ditësh duke luftuar për jetën si pasojë e një infarkti, sot ka ndërruar jetë.
Lusim Allahun që ta mëshirojë, ta falë dhe ta bëjë banor të xhenetit.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 15.05.2026, në orën 17:00, në varrezat mbi xhaminë e fshatit Prapashticë.
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me xhenetin firdeus.





