Një 56-vjeçare ka vdekur në Ferizaj pasi në rrethana ende të panjohura ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese banimi.
“Ju njoftojmë se sot, më datë 08.08.2025, rreth orës 16:35, kemi pranuar një informatë se në rrugën ‘12 Qershori’, në afërsi të udhëkryqit me rrugën ‘Zenel Hajdini’ në Ferizaj, një person i gjinisë femër, e moshës 56 vjeçare, në rrethana ende të panjohura, ka rënë nga kati i pestë i një ndërtesë banimi”, tha Veseli për klankosova.
Tutje, ai u shpreh se njësitet policore dhe autoambulanca kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa personi është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Pak minuta më vonë, nga mjekët është konfirmuar se ajo ka ndërruar jetë”, tha Veseli.