Gazetari i njohur dhe ndër më të mirët që ka vendi ynë, Arsim Lani nga Llausha e Skënderajt, ka marrë lajmin e hidhur.
Ai ka njoftuar se nëna e tij ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetari përmes një postimi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
NJOFTIM
Familjarë, shokë, miq e dashamirë, ju njoftoj se sot pas një sëmundje të shkurtër, ndërroi jetë NANA jem.
Nana pati një vdekje që ajo e dëshironte; e rrethuar me dashuri nga tetë fëmijët e saj dhe me një sëmundje që zgjati vetem 6 ditë.
Varrimi i nanës tem, njeriut më të bekumë në botë, bëhet sot (e shtunë) në varrezat e lagjes Lani në Llaushë, në orën 16:00.




