spot_img

Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Mejdi Asllani – “Plaku i maleve”

spot_img
spot_img
spot_img

Ka ndërruar jetë ish- ushtari i UÇK-së, Mejdi Asllani, i cili ishte jetë invalid i luftës. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i degës së Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë, Sylë Vitia. Varrimi do të bëhet nesër në orën 12:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

 

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit, invalidit të luftës së UÇK-së Mejdi Asllani. Pata fatin të luftoj në vijat e frontit përkrah me ju, “ Plaku i Maleve” siç të thërrisnim, dhe ta njoh trimërinë, guximin dhe gatishmërinë për tu sakrifikuar për çlirimin e trojeve tona shqiptare. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të cilin derdhe gjak bashkëluftëtar. I përjetshëm do të jetë kujtimi për ju luftëtar lirie. Varrimi do të bëhet nesër me datë 01.02.2024 në ora 12:00 në varrezat e qytetit, Dragodan – Prishtinë. Ngushëllime familjes dhe gjithë bashkëluftëtarëve”, thekson Vitia në një postim në Facebook.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA