Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Aurora Berisha ka qenë prezente në tubimin me qytetarë të Korroticës së Epërme.
“Në takim me banorët e fshatit Korroticë e Epërme e morëm shtytjen e radhës drejt fitores së 9 shkurtit. Kjo mbështetje na jep forcë për të vazhduar ta prezantojmë vizionin tonë para qytetarëve të Kosovës. Kryeministri në ardhje, Bedri Hamza, është njeriu i duhur për ta drejtuar Kosovën. PDK-ja është adresa më e sigurt për qytetarët”, ka shkruar Berisha.
Kujtojmë që kandidatja Berisha është numri 68 në listën e PDK-së.
Postimi:
- Advertisement -