spot_img
spot_img

Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë trajnimin për deminimin e mjeteve të pashpërthyera në Drenicë

spot_img
spot_img
spot_img

Një ekip i ushtarëve amerikanë të KFOR-it kanë kryer trajnimin për deminimin e mjeteve të pashpërthyera në rajonin e Drenicës.

Kështu ka bërë të ditur misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, përmes një njoftimi në Facebook.

Në njoftim thuhet se ky trajnim është kryer nga ushtarët amerikanë të cilët janë për mjete shpërthyese, e që janë caktuar nga Komanda Rajonale e Lindjes në KFOR.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet mes tjerash në njoftim.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA