spot_img

U tremb nga tërmeti, 20-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët në Lushnje

spot_img

Një 20-vjeçar nga fshati Çinar i Lushnjës mbrëmë ka vdekur pas lëkundjeve të tokës.

D.R. është trembur në gjumë dhe pasi është ngritur me shpejtësi ka tentuar të largohet me vrap.

Fatkeqësisht ai është rrëzuar në shkallët e katit të dytë të banesës. 20-vjeçari jetonte bashkë me prindërit. Sipas burimeve të TV Klan, i riu vuante nga probleme me ankthin dhe për këta arsye kurohej.

TV Klan raporton se trupi i pajetë i të riut është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes ku pritet t’i ushtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.

Tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter u ndje në orën 00.17 të së dielës (Lexo më shumë). Epiqendra e lëkundjeve ishte disa kilometra larg Lushnjes. Për pasojë tërmeti u ndje edhe në shumë qytete të tjera si Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj./tvklan.al

Lexo edhe:  Zëdhënësi i Speciales njofton se Thaçit dhe Veselit i është vazhduar paraburgimi
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x