spot_img

U rrahën mes vete, arrestohen dy persona në Komoran

spot_img
spot_img
spot_img

Dy persona janë arrestuar në Komoran, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Rasti ka ndodhur të hënën pasdite, njofton policia.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA