Një Renault 5 i vitit 1982, i braktisur për 43 vjet në një garazh në Francë, është zbuluar në gjendje thuajse perfekte, me vetëm 12 kilometra në odometër. Automjeti ishte parkuar i ri dhe nuk ishte përdorur kurrë, pasi pronarja nuk u ndje e sigurt për ta vozitur pas marrjes së patentës.

Vetura ruan shumicën e pjesëve origjinale dhe pritet t’i nënshtrohet restaurimit të lehtë përpara se të dalë në ankand, ku pritet të tërheqë interes të madh nga koleksionistët e makinave klasike.
Protagonisti i kësaj historie është një nga makinat e vogla klasike më të njohura të viteve ’70 dhe ’80. Bëhet fjalë për Renault 5 të gjeneratës së parë, i cili është prodhuar nga viti 1972 deri në 1985, paraardhësi i Renault 5 elektrik modern (Renault 5 E-Tech), që sot mund ta gjeni në sallonet e shitjes.




