spot_img

Trupi i pajetë i Fatonit niset për në Kosovë, PortaliMagazina siguron fotografinë e arkivolit të të ndjerit

spot_img

Trupi i pajetë i Faton Hajrizit tashmë është brenda automjetit të kompanisë kosovare e cila po bën transportimin e kufomës nga Serbia në Kosovë.

Portalimagazina.com merr vesh se ekipi kosovar që po merret me trupin e pajetë të Fatonit, tashmë është nisur nga morgu në drejtim të Beogradit e më pas do të vazhdojë rrugën për në Kosovë. Për shkak të specifikave të rastit, ende nuk dihet se në çfarë kohe mbërrijnë në Merdare trupi i të riut kosovarë që humbi jetën në Serbi.

Megjithatë PortaliMagazina.com ka siguruar fotografinë dhe videon e arkivolit që mban brenda trupin e Faton Hajrizit të cilën në Kosovë është duke e sjellur kompania “Funerali” që bën transportimin e kufomave.

 

Lexo edhe:  Detaje/ 26 vjeçari nga Baballoqi i Deçanit që u godit për vdekje në Prishtinë, kishte ardhur ta merrte vizën
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x